E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma ne erekfinalet e Kupes

Roma duket se më në fund po vë në praktikë idetë e trajnerit Zdenek Zeman. Kjo prej vazhdimësisë në rezultate të skuadrës, që është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë pas fitores 3-0 me Atalantën.

Mjaft të mira ishin paraqitjet e De Rossit, i rikuperuar plotësisht dhe Pjanic, me këtë të fundit që hapi serinë e golave.

Roma dominoi në mesfushë, duke treguar një formë të mirë fizike dhe e mbylli virtualisht ndeshjen vetëm pas gjysmë orë lojë, me goli e dytë të realizuar nga Osvaldo.

Rezultati u vulos nga Desto dhe ky ishte një tjetër sinjal pozitiv për verdhekuqtë, duke treguar se në skuadër është kthyer qetësia dhe tashmë të gjithë mendojnë vetëm për të arritur rezultate.

Në fazën tjetër të Kupës, Roma do të luajë me fituesen e çiftit Udinese-Fiorentina, me takimin që do të zhvillohet më 19 dhjetor.

Sot në turin e 1/8-ave do të luhen dy ndeshje të tjera, ku spikat takimi i orës 21:00 ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit, me Antonio Conten që kthehet në stol në “Juventus stadium”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›