E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Portugalisë, Porto e fiton për herë të 15-të

Kampionati për Benfikën, kupa për Porton. Ky është verdikti i këtij sezoni në kampionatin portugez ku skuadra nga Oporto ka arritur të fitojë trofeun më pak prestigjoz, duke shpëtuar nga dështimi.

Për të 15-ën herë në histori, Porto ka arritur ta fitojë këtë trofe, pasi ka mundur skuadrën modeste nga divizioni i dyte, Chaves. Rezultati përfundimtar i takimit është 2-1 për Porton.

Golat u shënuan nga Fredy Guarin e Falcao për skuadrën e Jesualdo Ferreira-s, ndërsa Chaves ngushtoi distancën në minutën e 85-të me anë të Paulo Clemente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›