Kupa e Shqipërisë 4 ekipe luajnë fatet e një sezoni
TIRANE-Kupa e Shqipërsë do të zhvillojë sot takimet e kthimit të fazës gjysmëfinale, teksa Tirana, Besa, Vllaznia dhe Dinamo synojnë të shkojnë në finalen e turneut të dytë për nga rëndësia në vend. Në fakt, objektivi i të katra këtyre skuadrave është pjesëmarrja në Evropë, një objektiv që shkodranët kanë shumë shanse ta arrijnë edhe nga kampionati. Përpos kësaj, Kupa mbetet Kupë dhe kur shkon në këtë fazë, askush nuk kërkon që të dorëzohet. Pas shumë vitesh, ndoshta mund të jetë hera e parë që në Evropë të mos marrë pjesë asnjë skuadër nga kryeqyteti. Tirana e Dinamo e kanë shumë të vështirë ta bëjnë një gjë të tillë nëpërmjet kampionatit, kështu që këto dy ekipe e kanë shpallur si objektiv primar fitimin e Kupës. Por, edhe në Shkodër kërkojnë ta kurorëzojnë me trofe një sezon në shumë aspekte tepër pozitiv. Skuadra e Mirel Josës luan në kryeqytet ndaj Dinamos, pasi ka fituar takimin e parë 2-1. Edhe pse bluve u mjafton vetëm një gol për të kaluar më tej, paraqitja e tyre në sfidën e "Loro Boriçit" tregoi se ata janë në një krizë të vërtetë.
Tirana
Kupa është objektivi primar për Tiranën, që në kampionat duket se nuk ka më asnjë synim. Bardheblutë do të luajnë sot në orën 15.30 në Kavajë, pasi kanë fituar 1-0 në takimin e parë. Rezultati në kryeqytet favorizon Tiranën, ndërkohë që trajneri Misho Krstiçeviç ka kërkuar nga ekipi që të japë gjithçka në këtë sfidë. "Është ndeshja e sezonit, - u shpreh ai. - Nëse lojtarët nuk arrijnë të kualifikohen në këtë takim, kjo do të thotë që nuk kemi skuadër fare dhe kemi luftuar më kot deri tani", shtoi Krstiçeviç. Për Tiranën mbetet ende në dyshim Pero Pejiç, që ka një kavilje të lënduar, por sulmuesi kroat pritet që të aktivizohet që nga fillimi, duke qenë se bëhet fjalë për një nga takimet më të rëndësishme të sezonit.
Besa
Besa do të synojë përmbysjen sot në Kavajë përballë Tiranës, por skuadra e drejtuar nga Gerd Haxhiu nuk duket në kondicionin e saj më të mirë. Përpos deklaratave optimiste, është fakt që kavajasit e kanë më shumë mendjen te kampionati, sesa te Kupa. Për takimin e sotëm do të mungojë Akil Jakupi, i pezulluar dje për 5 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për goditje me grusht ndaj një lojtari kundërshtar në sfidën me Bylisin. "Kemi probleme, por duam që të shkojmë deri në fund me Kupën, - u shpreh dje trajneri Haxhiu. - Kupa është shpëtimi ynë i vetëm për sezonin, nëse duam të arrijmë diçka pozitive përveç mbijetesës", tha ai. Ndeshja do të luhet në orën 15.30 dhe do të transmetohet në Supersport.
(d.b/BalkanWeb)