E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turpërohet Interi, pëson humbje të thellë nga Schalke

Interi ka pësuar humbje prej 5-2 para tifozëve të vet nga Schalke, për t`i zvogëluar gjasat për vazhdimin e mëtejshme të garës në Ligën e Kampionëve.

Porsa filloi ndeshja (1’), Dejan Stankovic shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit Neuer për të kaluar vendasit në epërsi.

Mirëpo nuk kalo shumë kohë (17’), dhe topin e kthyer nga Julio Cesar pas goditjes së Papadopoulos e shfrytëzoi Joel Matip për të barazuar rezultatin.

Diego Milito riktheu epërsinë e zikaltërve (34’), pas një pasimi me kokë të Cambiassos, por pa u mbyllur pjesa e parë (40’), Schalke barazoi sërish me anë të Edu.

Në pjesën e dytë (53’), golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve, Raul Gonzalez, kaloi për herë të parë Schalken në epërsi.

Andrea Ranocchia u bëri shërbim mysafirëve duke shënuar në portën e vet pas goditjes së Jurados (57’), ndërsa me golin e dytë personal, Edu ngriti epërsinë në 5-2 (75’).

Me këtë fitore të lartë, Schalke ka gjasa reale për t`u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Interi duhet të shpresojë për një mrekulli në ndeshjen kthyese

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›