Bashkepunim policor Shqiperi-Maqedoni
Ministrat e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë përuruar në vendkalimin kufitar "Qafë-Thanë" qendrën e kontaktit për bashkëpunim policor midis policive të të dyja vendeve. Ministri Noka dhe homologia Jankulloska nënshkruan edhe Memorandum për bashkëpunim midis sektorëve për kontroll të brendshëm të të dy ministrive. Në fund vizituan edhe vendkalimin kufitar lokal Xhepishtë-Trebishtë.
Qëndrojnë në territorin neutral midis dy shteteve. Përfaqësues të shtetit maqedonas dhe ambasadës shqiptare në Maqedoni po presin homologët shqiptarë.
Në vendkalimin kufitar në qafë thanë e thellojnë më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.- shtrëngojnë duart
Policitë e dy vendeve do të kenë një qendër të përbashkët bashkëpunimi.
ky ambient i përbashkët do të mundësojë shkëmbimin e informacioneve në kohë të shpejtë. Forcimi i bashkëpunimit u zyrtarizua edhe me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim midis sektorëve për kontroll të brendshëm të të dy ministrive.
Për Ministrat e Brendshëm të dy shteteve ky është një hap para në luftën kundër krimit.
Ndërkohë që Shqipëria punon me databasen e kompjuterizuar, Maqedonia ka një system më të thjeshtëzuar, me regjistër.
Lehtësimi i proceduarave dhe kalimit të kufirit është pritur mirë nga shtetasit shqiptarë.
Gjithçka ka mbetur është përfundimi i rrugës Trebishtë doganë, financimi i qeverisë shqiptare dhe BERZH do tua lehtësojë pas 8 muajsh ardhjen në pikën më të re kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.