E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa , Turi 2 El. Mamurrasi - Iliria 2-1Në turin e parë eliminator, Mamurrasi kishte eliminuar Korabin e Peshkopisë

Publikoje ne:

Mamurrasi -apo Adriatiku siç njihet zyrtarisht- fitoi 2-1 derbin me Ilirinë e Fushë Krujës, në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë eliminator të Kupës së Shqipërisë, Grupi i Veriut, një takim ku miqtë nga Fushë-Kruja luajtën për 70 minuta me një lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të Indrit Ujkës në minutën e 20-të. 

Golin e parë për Mamurrasin e shënoi afrikani Ambruzo me penallti në minutën e 45-të, pas një frenimi të parregullt në zonë nga portieri Baku i Fushë-Krujës. Jetmir Prendi çoi shifrat në 2-0 në minutën e 49-të, ndërkohë që golin e vetëm për Ilirinë e realizoi Taulant Lama në të 52’.

Në turin e parë eliminator, Mamurrasi kishte eliminuar Korabin e Peshkopisë (2-0).

Grupi i Veriut

Luzi 2008- Çlirimi     2-1
1’ Pasha, 16’ Gega / 68’ E. Gega

Mamurrasi-Iliria        2-1
45’ Ambruzo (p), 49’ Prendi / 52’ Lama

Të kualifikuara: Luzi 2008, Mamurrasi

  E Merkure, 30 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›