Kupa e Shqiperise fiton Vllaznia

Vllaznia hodhi një hap përpara drejt kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur në ndeshjen e luajtur sot Dinamon, me rezultatin 2-1.
Megjithatë, avantazhi i arritur në “Loro Boriçi” është minimal dhe duket se do të garantojë një ndeshje spektakolare kthimi në Tiranë, në 6 prill.
Shkodranët kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, përpara se të dyfishonin në mesin e pjesës së dytë, por një gol tre minuta nga fundi mban gjallë shpresat e dinamovitëve për kualifikim.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale midis Tiranës dhe Besës do të nisë të luhet në orën 17:00.