E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal, kancer në mëlçi

Bota e futbollit është shokuar nga lajmi se lojtari i Barcelonës, Eric Abdial vuan nga kanceri në mëlçi. Klubi njoftoi zyrtarisht lajmin. “Një kancer në mëlçi është gjetur tek lojtari Eric Abdial dhe ai do të ketë një operacion të premten. Abidal do të operohet nga Dr. Joseph Fuster Obregon. Abidal erdhi në Barcelonë nga Lyoni në vitin 2007. Ai ka qenë një prej shtyllave kryeosore në ndeshjen me Arsenalin.
 

Yjet e futbollit botëror kanë reaguar menjëherë në Twitter, duke i uruar shërim të shpejtë.
“Çfarë lajmi i keq për Eric Abidalin, kancer në mëlçi! Të lutemi për të. Zoti e ruajtë”, ka shkruajtur Kaka i Real Madridit.
 

“Inkurajim dhe shumë forcë për Eric Abidalin. Lajm i keq për futbollin”, ka shkruajtur kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas.
 

“Sapo dëgjova për Eric Abidalin. Shpresoj të bëhet mirë shumë shpejt”, tha në Twitter, mesfushori i Manchester United, Luis Nani.
 

“Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë me Abidalin dhe do të kthehet shpejt të luajë”, uroi Cristiano Ronaldo.
 

“Nga këtu dua t’i shpreh gjithë dashurinë dhe mbështetjen Eric Abidalit. Me siguri gjithcka do të shkojë mirë. E meriton”, twitoi shoku i tij i skuadrës, Andres Iniesta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›