Kryendeshja në Pejë
Mesjava sjell ndeshjet e xhiros së 20-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Kryendeshja do të zhvillohet të enjten në Palestrën e Sporteve ‘Karagaçi’ në Pejë, ku verdhezinjtë e presin kampionin në fuqi dhe kryesuesin Sigal Prishtina.
Pejanët janë ende në kërkim të pozitës së dytë, kështu që fitorja do t’u kryente punë në këtë aspekt, kurse humbja eventuale do t’ia shuante gjasat për pozitën e dytë, ekipit të Bujar Locit.
Bambi llogarit në fitore të mërkurën mbrëma (sonte), kur do ta vizitojë Bashkimin në Prizren. Ndërsa, të enjten Kolegji EuroSport shihet si favorit ndaj Mitrovicës, njëjtë si Trepça kundër komshinjve nga Vushtrria, Kosova.
BKT Superliga - xhiroja 20
E mërkurëOra
Bashkimi – Bambi19:00
E enjte
Mitrovica – K. EuroSport15:30
Trepça – Kosova 18:00
Peja – Sigal Prishtina18:00