E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise percaktohen sot tete cerekfinalistet

Ne grupin A duket se nuk do te kete surpriza. Ne grupin B takim me mjaft interes do te jete ai midis Teutes dhe Skenderbeut

Pas nderprerjes se fundjaves qe kaloi per shkak te permbytjeve dhe gjendjes se renduar ne vend prej reshjeve Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi rifillimin e aktivitetit. Futbolli do te rinise qe prej kesaj mesjave kur skuadrat do te zbresin ne fushen e lojes per ndeshjet e kthimit te turit te 1/8-ave te Kupes se Shqiperise. Tete ciftet ku kater luajne ne grupin A dhe kater ne grupin B do te ndeshen sot per te percaktuar ekipet qe do te kualifikohen ne cerekfinalet e trofeut te dyte per nga rendesia ne vend.

Grupi A

Dinamo-Kamza

Dinamo do te sfidoje sot rivalin me te vogel te kryeqytetit Kamzen. Takimi derbi do te luhet ne kompleksin e Dinamos ne nje fushe me bar artificial por qe njihet mire edhe nga Kamza e drejtuar tashme nga Skerdi Bejzade. Dinamo nuk e pati te veshtire fitoren ndaj Kamzes ne ndeshjen e pare edhe pse rezultati final ishte 3-2 ne favor te bluve ne nje ndeshje ku te pese golat u realizuan ne 25 minutat e fundit. Dinamo kaloi dy here ne avantazh Vila 2 dhe Sekseri 1 nderkohe qe per Kamzen realizuan Ceka dhe Kenga. Kapiteni i kamzalinjve Ervin Kryemadhi humbi nje penallti ne kete takim.

Tirana-Ada

Tirana e ka te sigurt kualifikimin midis tete me te mirave te Kupes pasi fitoi 3-0 me Aden ne Velipoje. Ndeshja e kthimit pritet te jete vetem nje formalitet ashtu sic ishte ajo ne turin paraardhes ndaj Skraparit te Kategorise se Dyte. Ne Velipoje te tre golat e bardheblute u shenuan ne pjesen e dyte talenti Mario Morina realizoi ne te 58 ndersa dy golat e tjere mbajne firmen e Blerti Hajdarit 81 dhe 89. 20-vjecari Hajdari u ngjit ne kuoten e kater golave pas edhe dy te pareve te shenuar ne fitoren 4-0 kunder Skraparit.

Flamurtari-Bylis

Flamurtari 3 here fitues i Kupes ne takimin e pare nuk shkoi me shume se barazimi 0-0 ne Adush Muca te Ballshit. Tashme ne ndeshjen e kthimit ndaj Bylisit skuadra e Gugash Maganit synon fitoren dhe nje vend per here te 31-te ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise. Flamurtari kryeson bindshem kampionatin me 3 pike me shume se rivali me i afert Skenderbeu. Vlonjatet edhe sot do tu falen kembeve te Daniel Xhafes golashenuesi me i mire i Superliges me 10 gola ne 13 javet e para.

Shkumbini-Kastrioti

Sfida kunder Kastriotit shenon edhe debutimin per here te dyte te trajnerit Perparim Daiu ne stolin e Shkumbinit. Ne fakt ne Peqin tekniku kavajas do ta kete te lehte fale fitores 3-1 ta paraardhesit te tij Agim Canaj. Ne ndeshjen e Krujes pas nje pjese te pare pa gola ishte Shkumbini qe shenoi i pari me ane te Arlind Nores 51. Dy minuta me pas Erjon Mustafaj dyfishoi per peqinasit. Elton Mucollari shkurtoi diferencen ne minuten e 67-te por boshnjaku Altin Gerbovic me golin e tij ne minuten e 80-te fiksoi shifrat 3-1.

Grupi B

Besa-Lushnja

Ne takimin e pare ne Roza Haxhiu Lushnja qe luan ne Kategorine e Pare barazoi pa gola me Besen duke lene gjithcka e hapur ne ndeshjen e kthimit ne Kavaje. Verdhezinjte kerkojne kete radhe kualifikimin e 6-te ne raport me 3 qe kane lushnjaret.

Laci-Gramozi

Ne Erseke Laci nuk mundi qe te merrte me shume se nje barazim 2-2. Ne nje ndeshje ku lacjanet kaluan dy here ne avantazh Ervis Kaja 5 dhe Saimir Kastrati 74 kolonjaret diten si te barazonin shifrat pasi shenuan dy here me ane te Muhajt 79 dhe Mezini 85. Sot lacjaneve pervec fitores u mjafton edhe nje barazim pa gola ose nje barazim 1-1 per te kaluar per me tej. Ne rast se do tia arrijne qe te kalojne Gramozin ata do te jene per here te trete ne cerekfinale.

Vllaznia-Elbasani

Takimi qe eshte planifikuar per tu zhvilluar ne Loro Borici pritet qe te zhvillohet ne nje fushe tjeter duke qene se impianti i Shkodres perdoret si nje piste ulje-ngritje e helikoptereve. Per sa i perket takimit te pare Vllaznia fitoi 1-0 ne Ruzhdi Bizhuta ne Elbasan. Golin e vetem te ndeshjes e shenoi Shtubina ne minuten e 71-te.

Teuta-Skenderbeu

Ne Korce sfida Skenderbeu-Teuta u mbyll ne barazim 0-0 duke e lene gjithcka te hapur ne ndeshjen e Niko Dovanes. Ne perballjen e fundit ne Durres ndash per kampionat ndash Teuta fitoi 2-0 ndaj Skenderbeut qe humbi ne ate takim trajnerin Shkelqim Muca me karton te kuq por dhe dy lojtare mbrojtesin Ditmar Bicaj dhe sulmuesin Ivan Jolic. Trajneri Muca tashme i perforcuar edhe me ndihmesin e tij italian Stefano Neri e di mire qe Skenderbeu gjate gjithe historise se tij ka humbur tri finale te Kupes 1958 1965 1976 nderkohe qe kundershtarja Teuta jo vetem qe e ka fituar tri here 1995 2000 2005 por ka qene edhe gjashte here te tjera ne finale 1957 1975 1994 2001 2003 dhe 2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›