E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi spanjoll Ronaldo gjithmone e me shume i vetmuar

Mediat spanjolle shkruajne Ronaldo eshte nje njeri i vetmuar vetem pak lojtare e pergezojne pasi shenon gola

Asnje ose pothuajse asnje prej shokeve te skuadres nuk shkon ta perqafoje Kristiano Ronaldon kur shenon. Kete detaj e kane nenvizuar dy dite me pare mediat spanjolle. Keshtu vetmia e CR7-s pas peseshes se marre nga Barca do te jete problemi i radhes i Hoze Murinjos.

Publico CR7 do nje perqafim

Keshtu shkruan tri dite me pare disa te perditshme spanjolle duke hedhur dyshime mbi marredheniet e ftohta qe ka ylli portugez me koleget e tij ne klubin galaktik. CR7 do nje perqafim titulli i te perditshmes madrilene Publico. Ronaldo cdo dite me i vetmuar ai i sportives katalanase Mundo Deportivo.

Golat vendimtare i feston ne vetmi

Gazetat i referohen golit te pare qe portugezi shenoi ne minuten e 72-te kunder Valencias te shtunen mbrema. Rrjeta e Ronaldos zhbllokoi nje ndeshje teper te rendesishme per Realin e para pas humbjes 5-0 ndaj Barcelones. Megjithate vetem dy prej shokeve te ekipit - me saktesisht bashkatdhetari Pepe dhe mesfushori Lasana Diarra - iu afruan portugezit per ta pergezuar. Askush tjeter shkruan Publico. Pak a shume e njejta gje ndodhi edhe pas golit te dyte kater minuta nga fundi. Kristiano Ronaldo iu drejtua krahehapur shokeve por serish vetem Pepe dhe Diarra e perqafuan. Te habit indiferenca e Realit ndaj golave te portugezit megjithese mund te shihet si pergjigje ndaj entuziazmit te paket qe Kristiano shfaq kur shenon ndonjeri prej shokeve - vijon e perditshmja kryeqytetase. Ronaldo nenvizon Mundo Deportivo eshte goleadori me i vetmuar dhe me pak i uruar nga shoket e vet. Pse

Problem i vjeter

Sipas te perditshmes sportive te Barcelones dukej prej kohesh qe nga sezoni i kaluar qe kampioni portugez ne dhomat e zhveshjes nuk ka miq te mire por te habit ftohtesia me te cilen trajtohet nga shumica derrmuese e skuadres. Gjithnje sipas Mundo Deportivos pjesa me e madhe e lojtareve spanjolle te Realit nuk i durojne projektoret e drejtuar vetem tek portugezi dhe artificat qe vete Kristiano perdor per te theksuar lsquomarken e vet te fabrikes. Publico nenvizon kontrastin e theksuar qe ekziston me klimen e dashamiresise qe e rrethon Leo Mesin te Barcelona Shoket e perqafojne perhere Leon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›