E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqipërisë, spikat Vllaznia-Teuta

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit të Turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohen edhe tetë ekipet çerekfinaliste të edicionit të 57-të të saj. Kryendeshja është padyshim Vllaznia-Teuta (gjykon Artan Taullau), dy nga skuadrat më të mira të këtij sezoni. Vllaznia humbi ngushtësisht në “Niko Dovana” (gol i Vilës për Teutën) dhe duhet të fitojë patjetër me dy gola diferencë për t’u rreshtuar midis tetë më të mirave, për të mbrojtur kështu edhe Kupën e fituar një sezon më parë.

Në Grupin A, ndeshje tjetër tërheqëse është edhe Shkumbini-Apolonia, teksa takimi i parë në “Loni Papuçiu” u mbyll pa gola. Dinamo duhet të fitojë me dy gola diferencë ndaj Skënderbeut (humbi takimin e parë 0-1, gol i Shkëmbit), ndërsa Besa nuk e ka shumë të lehtë me Kastriotin edhe pse ka fituar 2-1 takimin e parë.

Në grupin B, Partizani, Tirana e Elbasani duken se kanë mbaruar punë, pasi kanë fituar në transfertë me kundërshtaret e tyre, respektivisht me Burrelin, Lushnjën e Besëlidhjen. Flamurtari-Bylis është çifti më i nxehtë i këtij grupi, pasi dhe takimi i parë përfundoi 1-1 në Ballsh.

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E KTHIMIT
17 dhjetor 2008, ora 13:30

GRUPI A
Dinamo-Skënderbeu, Lulaj (0-1)
Besa-Kastrioti, Alla (2-1)
Shkumbini-Apolonia, Jorgji (0-0)
Vllaznia-Teuta, Meta (0-1)

GRUPI B
Partizani-Burreli, Cekaj (1-0)
Elbasani-Besëlidhja, Dervishi (1-0)
Tirana-Lushnja, Hoxha (4-1)
Flamurtari-Bylis, Taullau (1-1)

* Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para. Ndeshjet fillojnë në orën 13:30

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E PARA
GRUPI A

Skënderbeu-Dinamo    1-0
Shënues: Shkëmbi 13’

Kastrioti-Besa        1-2
Shënues: Roshi 77’ /Mancaku 31’, Kuli 79’ (11-m)

Apolonia-Shkumbini    0-0

Teuta-Vllaznia        1-0
Shënues: 26’ Vila

GRUPI B

Burreli-Partizani    0-1
Shënues: Capo 54’

Besëlidhja-Elbasani    0-1
Shënues: Sanaj 65’, 67’ / Abazaj 45’, Stojkui 57’.

Lushnja-Tirana        1-4
Shënues: Çela 45’ / Memelli 47’, Memelli 58’, Muzaka 68’, Sorra 91’

Bylis-Flamurtari        1-1
Shënues: Bakiu 88’ (11-m) / 83’ Galica

E Marte, 16 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›