E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesi mund Kristiano Ronaldon për Fifa World PlayerArgjentiasi është favorit ndaj portugezit gjatë votimeve

Është një surprizë e këndshme, madje dhe e pabesueshme. Lajmi nuk është ende zyrtar, por gazeta sportive spanjolle “El Mundo Deportivo”, e afërt me klubin e Barcelonës shkruan se Lionel Mesi ka mundur Kristiano Ronaldon në garën për çmimin e “Lojtarit më të mirë në botë”, apo i njohur zyrtarisht si “FIFA World Player” për vitin 2008.

Në fakt, ceremonia e dhënies së çmimit do të zhvillohet më 12 janar 2009 në Zyrih të Zvicrës, por Mesi, sipas “El Mundo Deportivo”, është favoriti kryesor për fitimin e trofeut.

Ndryshe nga votimi për “Topin e artë” që jepet nga revista franceze “France Football” (fitoi Kristiano Ronaldo), për të cilin votojnë gazetarët sportivë (nga Shqipëria votoi Besnik Dizdari), për “FIFA World Player” (jepet nga FIFA) votojnë trajnerët dhe kapitenët e ekipeve Kombëtare.

Nga Shqipëria këtë të drejtë e kanë trajneri Ari Han dhe kapiteni Altin Lala, të cilët ndoshta edhe kanë votuar zyrtarisht për lojtarin e preferuar të tyre.

Nëse do të ishte e vërtetë, atëherë Mesi do të ishte argjentinasi i parë dhe i dyti lojtar më i ri në moshë që do të fitonte çmimin pas brazilianit Ronaldo, që e fitoi atë në vitin 1996.

Lista e pesë kandidatëve për këtë vit (2008-n) përbëhet nga Lionel Mesi (Barcelona), Kristiano Ronaldo (Mançester Junaitid), Kaka (Milan), Fernando Torres (Liverpul) dhe Xavi (Barcelona).
E Marte, 16 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›