Mediat gjermane per Karlsruhen: Fati nuk mund të blihet

“Fati nuk mund të blihet”. Ky ishte titulli i një editoriali të publikuar në faqen gjermane ka-news.de, në lidhje me ecurinë zhgënjyese të Karlsruhes gjatë fazës së parë në Bundesligë, duke qenë ndër më të rrezikuarat për të rënë nga kategoria. Kalrsuhe vuan në shënimin e golave, dhe fakti është se dhe Edmond Kapllani, ende nuk ka realizuar golin e parë, ndërkohë që kur luante në Bundesliga 2, falë edhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Xhovani Federikon bëri një “thes” me gola (17). Pikërisht, Federikon dëshiron të blejë në janar Karlsruhe. Xhovani kuptohet shumë mirë me Kapllanin, teksa shqiptari e ka shprehur gjithë aftësinë e tij për të realizuar, shkruhet në shkrimin e publikuar.
E Marte, 16 Dhjetor 2008