Kupa e parë për David Moyes

Manchester United është fitues i kupës "Community Shield". United e ka mposhtur në finale skuadrën e Wigan me rezultat 2 me 0. Kupën e parë për David Moyes e siguroi Robin Van Persie i cili shënoi të dy golat në finale.
Të parin e realizoj në minutën e 7 ndërsa të dytin në minutën e 59. Finalen e shijoi edhe Adnan Januzaj i cili u fut në lojë në 8 minutat e fundit të ndeshjes./Indeksonline/