Kupa mes baltës, fushat s’mbajnë pa nisur sezoni
TIRANE- Janë luajtur dje dy ndeshjet e dyta të tu rit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, që këtë herë është një fazë me grupe. Por, më shumë sesa rezultatet apo niveli i lojës, ajo që ra në sy ka qenë cilësia e terreneve sportive në Shqipëri. Edhe pse sezoni i ri nuk ka nisur ende dhe fushat kanë një muaj e gjysmë që nuk preken, sërish gjendja e tyre duket skandaloze. Dje është luajtur vetëm në kryeqytet, por si tapeti i “Selman Stërmasit”, ashtu edhe ai i “Qemal Stafës” kanë qenë për faqe të zezë. Për ekipet ka qenë e vështirë që të zhvillonin një ndeshje normale, ndërkohë që në sfidën Laçi-Skënderbeu, fanelat e lojtarëve mezi dalloheshin në fushën e lojës. Nëse kjo është gjendja pa nisur sezoni, mund të imagjinohet lehtë sesi do të shndërrohen terrenet kur në to të luhet çdo javë.
SKËNDERBEU
Në “Selman Stërmasi”, Skënderbeu ka mundur 2-1 Laçin, duke marrë fitoren e dytë në grupin B të Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin e dytë të kryeqytetit nuk kishte asnjë tifoz, ndërsa për korçarët ka qenë e vështirë të dilnin në lojën e tyre. Në minutën e 37-të ishin laçianët që gjetën golin e avantazhit, me anë të Sefgjinit, ndërkohë që korçarët patën humbur një rast të artë me Amarildo Dimon. Në pjesën e dytë, kurbinasit janë mbrojtur thuajse me heroizëm, por kjo deri në minutën e 79-të, kur Daniel Xhafaj shtyn në rrjetë me këmbë një kros nga e majta. Tre minuta më pas, vlonjati mori edhe një penallti, pas ndërhyrjes së gabuar të Vashakut. Nga pika e bardhë, Bledi Shkëmbi goditi fort, duke shënuar golin e fitores për Skënderbeun.
TIRANA
Në “Qemal Stafa”, në një fushë patatesh, Tirana mposhti 2-0 Kastriotin, duke marrë kryesimin e grupit A të Kupës së Shqipërisë. Në pjesën e parë bardheblutë kanë vuajtur shumë për të gjetur golin, pasi krutanët janë mbrojtur mjaft mirë. Por, në fraksionin e dytë të lojës, trajneri spanjoll Rubio Sançez ka ndryshuar gjithçka në lojën e ekipit të tij. Ardhja e re, sulmuesi kosovar Florent Aziri, është bërë rreziku kryesor për Kastriotin. Në minutën e 74-t ka qenë Gilman Lika që ka gjetur golin e avantazhit për Tiranën, pas një aksioni të bukur individual. Më pas, miqtë u hodhën të gjithë në sulm, duke krijuar disa raste të pastra, por pa arritur të finalizojnë. Ndërkohë, më konkrete Tirana, që shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me kosovarin Florent Aziri. “Nuk luajtëm mirë, por në ndeshje të tilla rëndësi kanë 3 pikët, - deklaroi trajneri i Tiranës Rubio, pas takimit. – Mungesa e papritur e Duros na krijoi probleme dhe na hapi shumë punë, por e zgjidhëm mirë dhe fituam”, shtoi ai. Klodian Duro ka qenë me temperaturë dhe nuk ka luajtur në takimin e djeshëm.
(m.a/GSH/BalkanWeb)