E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, dy manifestime pro dhe kundër kryeministrit Putin

Moskë – Disa dhjetëra mijëra vetë në Rusi kanë sfiduar të ftohtin e hidhur për të marrë pjesë në dy tubime politike: njëri ku kërkohet që kryeministri Vladimir Putin të japë dorëheqjen dhe tjetri në mbështetje të tij.

Lëvizja demokratike në Rusi po organizon demonstratën anti-qeveritare për të kërkuar më shumë liri politike, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Policia ruse vlerëson se rreth 23 mijë protestues kundër qeverisë dolën në një shesh përballë Kremlinit, duke mbajtur fjongo të bardha si simbol të lëvizjes së tyre.

Por sipas policisë rreth 90 mijë vetë kanë marrë pjesë në një tubim në mbështetje të kryeministrit Putin në perëndim të kryeqytetit. Por disa rusë janë ankuar pasi thonë se janë urdhëruar nga organizatat ku punojnë që të marrin pjesë në tubimin pro-qeveritar.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›