E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venizelos: Jemi në teh të briskut, Junker kërcënon Greqinë

ATHINE - Kreu i Eurogrup Jan Klod Juncker kërcënon se ekziston mundësia që Greqia të mos e përfitojë paketën e dytë të ndihmës dhe të falimentojë. 

Kryetari i Eurogroup theksoi se ndihma në Greqi "nuk do të jepet me çdo kusht". "Në qoftë se ministrat e financave të eurozonës e konsiderojnë se gjithçka po shkon keq në Greqi, nuk do të ketë një paketë të re, gjë që përfshin shpalljen e falimentimit në mars", tha Presidenti i Eurogroup në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel.

Zoti Juncker theksoi se Greqia duhet të zbatojë reformat e nevojshme, ndryshe "nuk duhet të presë aktet e solidaritetit." Ai vuri theksin sidomos në vonesat tek privatizimi që ka vërejtur Brukseli. "Greqia duhet ta dijë se ne nuk e harrojmë çështjen e privatizimit," tha ai.

Ndërkaq Trojka qëndron e palëkundur në kërkesat e saj të ashpra, kurse ministri Venizelos deklaroi dje gjatë një telekonference me ministrat e Financave të Eurozonës, se “jemi në teh të briskut. Çdo gjë duhet të jetë e mbyllur deri në mbrëmje të dielën". 

Venizelos nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Marrëveshjes politike mes udhëheqësve të partive që mbështesin qeverinë, të cilët do të takohen sot në ora 13:00 me kryeministrin Papadhimos. 

Venizelos bëri të ditur se janë arritur marrëveshje për një sërë cështjesh si rikapitalizimi i bankave, trendi i privatizimit etj, por kanë mbetur hapur cështje të tjera si marrëdhëniet e punës, të ardhurat në sektorin privat dhe masat fiskale për 2012. Ministri shtoi se “në të dyja çështjet, megjithatë kemi arritur të ta zvogëlojmë fushëveprimin e bisedime."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›