Erhard Busek: Ndajeni Kosovën
Ish koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen e Kosovës.
Në një prononcim për KTV, Busek ka thënë se kjo është zgjidhja më e mirë tani për tani dhe si shpërblim, Kosova do të njihej nga Serbia dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur.
Përveç ndarjes, Busek ka përmendur edhe shkëmbimin e territoreve, sipas tij Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës duhet t’i bashkohet Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan.
“Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka deklaruar Busek.
Sa u përket bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ai ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve në Serbi do të mund të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e këtyre bisedimeve.
(ar.si/BalkanWeb)