E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupa, sot Laçi - BesëlidhjaTakimi i parë ne Lezhe midis Besëlidhjes e Laçit përfundoi me fitoren 2-1 të laçjanëve

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Sot në Kamzë do të luhet Laçi-Besëlidhja,  ndeshja e fundit e prapambetur e turit të par të Kupës së Shqipërisë, edicioni i 58-të të këtij kompeticioni

Takimi i parë midis Laçit e Besëlidhjes përfundoi me fitoren 2-1 të laçjanëve të drejtuar nga Stavri Nica, me dy gola të realizuar nga Marashi. Për Besëlidhjen realizoi Gega. Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të përballet me Besën.

Deri tani kanë prerë biletën për 16 më të mirat e Shqipërisë: Tirana, Dinamo, Shkumbini, Besa, Kastrioti, Besa e Lushnja nga grupi A dhe Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Apolonia, Skënderbeu, Gramozi, Kamza dhe Partizani nga grupi B.

Turi i Dytë i Kupës së Shqipërisë propozon çifte interesante si në grupin A ashtu dhe në atë B. Deri tani janë njohur 14 skuadrat e kualifikuara nga turi i parë. Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen, më 25 nëntor 2009.

TURI I DYTË

GRUPI A
Lushnja-Tirana
Bylis-Dinamo
Kastrioti-Shkumbini
Laçi/Besëlidhja-Besa

GRUPI B
Kamza-Vllaznia
Partizani-Teuta
Gramozi-Flamurtari
Skënderbeu-Apolonia

Numri i klikimeve - 565
  E Enjte, 12 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›