E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani hap fushatën e abonimeve të Milanit

“Gjëja për të cilën më vjen më shumë keq është që kemi humbur 16 mijë  abonime në krahasim me vitin e kaluar. Dua t’i njoftoj të gjithë të dashuruarit pas skuadrës sonë, por që janë zhgënjyer së fundi, se do të fillojmë një lloj abonimi të veçantë, duke filluar nga ndeshja e parë e fazës së dytë. Këtë e bëjmë jo vetëm për të fituar disa milion euro më shumë, por sepse është e pamundur të shikosh vetëm 40 mijë spektatorë në ndeshjen Milan-Roma”, tha Galiani.

Ai ka vlersuar ecurinë pozitive të ekipit në ndeshjet e fundit, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Sipas tij, fitoret kanë ardhur si rezultat i lojës së mirë dhe argëtuese, që trajneri Leonardo e ka kërkuar gjithmonë. “Me katër sulmues shënojmë shumë, por edhe rrezikojmë. Megjithatë, Berluskoni është entuziast për këtë mënyrë loje”, shtoi numri dy i Milanit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›