Cana: Në Euro 2016 synojmë finaletZëvenëskapiteni i Shqipërisë pohoi se Kombëtarja synon në Euro 2016 të jetë një nga finalistet e atij Kampionati Europian

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Lorik Cana, kapiteni i Sanderlendit në Premier League dhe zëvenëskapiteni i Shqipërisë, pohoi për gazetën sportive “Sport Ekspres”, se Kombëtarja synon në Euro 2016 të jetë një nga finalistet e atij Kampionati Europian, kur në finale do të shkojnë 24 skuadra dhe jo 16 siç do të shkojnë në Euro 2012. “Sot shihni lojtarë 21-23 vjeçarë, pas katër vitesh do të jenë në kulmin e tyre. Unë për vete do të jem 30 vjeç dhe shpresoj që të jetë kulmi i karrierës. E rëndësishme është që lojtarët të jenë titullarë me ekipet ku ata aktivizohen”.
Numri i klikimeve - 562
E Enjte, 12 Nentor 2009