Miqësore, Kombëtarja U-21 – Olimpiku 3-0Golat u shënuan nga Vilfor Hysa i Teutës dhe Sabien Lilaj (2) i Tiranës.

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Kombëtarja U-21 fitoi 3-0 testin e kontrollit me Olimpikun e Tiranës. Golat për përfaqësuesen e drejtuar nga Artan Bushati u shënuan nga Vilfor Hysa i Teutës dhe Sabien Lilaj (2) i Tiranës.
Ndeshja e fundit miqësore e Shpresës ka qenë ajo kundër Teutësne "Niko Dovana" (10 tetor 2009). Takimi ishte në kuadër të përgatitjeve të Shpresës me Bjellorusisë (14 tetor). Golin për kuqezinjtë e Bushatit e realizoi Ahmed Januzi (35’). Për Teutën barazoi Bledar Hodo në minutën e 70-të. Sulmuesi i Teutës, Vangjel Mile, humbi një penallti në fundin e pjesës së parë.
Të premten Kombëtarja U-21 do të përballet me Austrinë (13 nëntor) e katër ditë më pas me Bjellorusinë (17 nëntor) në dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Kampionatit Europian Euro 2001.
Në pesë ndeshje Shqipëria U-21 ka fituar vetëm Azerbajxhanin në “Niko Dovana”, ndërkohë që ka humbur me Skocinë (2), Austrinë dhe Bjellorusinë. Kombëtarja U-21 renditet e parafundit në grup me tri pikë.
Lista e lojtarëve.
PORTIERË
Shpëtim Moçka (Flamurtari)
Englant Haxho (Apolonia)
Ibrahim Bejte (Shkumbini)
MBROJTËS
Klodian Semina (Gramozi)
Indrit Hithi (Partizani)
Erald Elmazi (Apolonia)
Ganiol Kaculi (Elbasani)
Arsen Sukaj (Vllaznia)
Polizoi Arbëri (Bylis)
Erbert Hotaj (Vllaznia)
Olsi Gocaj (Kastrioti)
MESFUSHORË
Sabien Lilaj (Tirana)
Orges Gava (Elbasani)
Altin Hoxha (Teuta)
Enco Malindi (Tirana)
Sokol Cikalleshi (Besa)
Vilfor Hysa (Teuta)
Erando Karabeci (Tirana)
SULMUES
Ahmed Januzi (Vorskla Poltava)
Odise Roshi (Flamurtari)
Vasil Shkurtaj (Olimpiakos)
Eliminatoret
Kampionatit Europian 2010
Shqipëri-Skoci 0-1
Skoci-Shqipëri 5-2
Shqipëri-Azerbajaxhan 1-0
Austri-Shqipëri 3-1
Bjellorusi-Shqipëri 4-2
Renditja aktuale në grup
Grupi 10 N F B H P
Austria 4 3 0 1 9
Bjellorusia 4 3 0 1 9
Skocia 4 3 0 1 9
SHQIPËRIA 5 1 0 4 3
Azerbajxhani 3 0 0 3 0
Bilanci: 5 ndeshje; 1 fitore, 0 barazime, 4 humbje. Golaverazhi: 6-13
Numri i klikimeve - 560
E Enjte, 12 Nentor 2009