E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare/ Skela nga minuta e parë kundër Milanit

Ervin Skela do të luajë nga minuta e parë kundër Milanit, në ndeshjen që do të luhet sot në mbrëmje (ora 20.30). Këtë e pohon vetë trajneri i Askolit, Teser për gazetën italiane "Corriere Adriatiko". "Cfarë formacioni do të shohim sot? Si zakonisht kam disa dyshime rreth formacionit që duhet të zgjedh dhe këtë e bëjë në minutat e fundit. Kjo nuk do të thotë se nuk kam ide të qarta. Është shumë e mundshme që Skela të bëjë debutimin e tij nga minuta e parë në një skemë 4-4-1-1 që përshtatet me karakteristikat e tij", thotë Teser.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›