Kambiaso shpeton nga gijotina Benitezin

Interi Totenhemi Shalke Mancester Junaitid Valencia dhe Barcelona ju shtuan pese ekipeve te tjera Bajernit Celsit Marsejes Realit te Madridit dhe Milanit duke zene nje vend midis 16 me te mirave te Liges se Kampioneve me ende pese skuadra qe luftojne per vendet vakante.
Interi permbushi objektivin e pare te madh ne Ligen e Kampioneve duke u kualifikuar ne raundin e vdekjes por edhe me kenaqesine e shpteimit te trajnerit spanjoll Rafa Benitez. Pas nje pjese te pare te vuajtur te Interit zikalterit e gjeten golin ne minuten e 55-te kur pas nje gjuajtje standarde te Uesli Shnajderit Kambiaso shenoi me gjakftohtesi. Gol qe mjaftoi deri ne fund te ndeshjes.
Totenhemi tregoi fuqine e tij ndaj gjermaneve te Verder Bremenit me nje gol te shpejte te realizuar nga Junes Kabul nga nje distance e afert. Kroati Luka Modric dyfishoi ne minuten e 45-te. Piter Krauc fitoi nje duel ajror me koke duke shtruar topin per Modricit i cili nuk pati te veshtire te shenonte. Ylli i skuadres angleze Gareth Bejl deshtoi nga pika e bardhe. Krauc me golin e tij te trete i siguroi kualifikimin londinezeve. Gjithsesi ne grupin A ka ende nje beteje per vendin e pare midis Totenhemit dhe Interit ceshtje qe do te zgjidhet me 7 dhjetor.
Shalke 04 shfrytezoi ne maksimum mbeshtetjen e tifozeve te saj duke fituar 3-0 ndaj Olimpikut te Lionit e duke marre njekohesish vendin e pare ne grup dhe kualifikimin per ne nje te tetat. Xheferson Fanfan shenoi ne minuten e 14-te pas nje sherbimi te Raulit. Gjashte minuta me pas mbreteroret gjermane shenuan golin e dyte me ane te Klas-Jan Huntelarit. Goli i trete mban firmen e holandezit Huntelar i shnderruar ne heroin e qymyrxhinjve te Gezelkirshenit. Izraelitet e Hapoel Tel Avivit shkaktuan nje surprize te bukur duke fituar 3-0 me Benfiken Zahavi 2 dhe Dagllas.
Ne grupin C Mancester Junaitid dhe Valencia siguruan kualifikimin. Anglezet fituan 1-0 ne Skoci me Rejnxhersin Uejni Runi shenoi me penallti ndersa Valencia luajti tenis me turqit e Bursasporit 6-1 ku spikat nje dygolesh i Soldados.
Barcelona siguroi nje vend midis me mirave me nje sukses te merituar ne Athine kunder Panathinaikosit vendas. Pedro Rodriguez shenoi ne minuten e 27-te. Babezia e katalansve vazhdoi me Lionel Mesin qe pas pese stacioneve te qarkullimit te topit ne gjysmefushen athiniote argjentinasi realizoi golin e dyte. Goli i trete i djemve te Guardioles mban firmen e Pedro Rodriguezit pas nje sherbimit te Iniestes. Rubin Kazani mbajti te gjalla shpresat per nje vend ne fazen me eliminim direkt pas fitores se ngushte 1-0 ndaj Kopenhagenit te vendit te dyte. Goli i vetem u shenua nga Noboa me penallti ne minuten e 45-te.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 24 Nentor 2010