Kuper dënon sulmin ndaj serbëve
Ndërmjetësi në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Robert Kuper, e ka dënuar sulmin e djeshëm ndaj dy veturave të delegacionit serb në Prishtinë.
Në komunikatë thuhet se aktet e tilla nuk përputhen me frymën e dialogut dhe sqarohet se delegacioni serb ishte pjesë e grupit të punës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
BE-ja do të vazhdojë të lehtësojë dialogun Prishtinë-Beograd dhe të dy palët po takohen sot për zbatimin e mëtejshëm, sepse zbatimi është një kërkesë kyçe për përparimin e secilës palë në rrugën e tyre drejt integrimit në BE”, thuhet në reagimin e Kuperit.
Duhet të jetë e qartë se ky dialog nuk është vetëm për arritjen e marrëveshjeve, por më tepër e rëndësishme është implementimi dhe synimi që të pëfitojë populli në të dy anët, thotë Kuper.
Më tutje, ai ka theksuar se implementimi është, po ashtu, kërkesë kryesore për progresin e secilës palë në rrugën e tyre drejt integrimit në BE. / Kosova.com