E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupon vakti, kategoria 4... E dini çfarë do të thotë?

Ta jetosh jetën me frikën se furgoni i policisë do të të “sekuestrojë”. Kështu e nisin bisedën çdo ditë të muajit prill e tetor të rinjtë, djem shqiptarë. Por për ato që nuk e di apo që nuk u kujtohet “pse-ja?” e këtij eventi, ja ku po ua tregoj me pak fjalë: Prill, tetori është muaj mobilizimi…

“Bonavia na thërret” kështu e quajnë këta shokët e mi, por këtë vit edhe unë! Pasi u Diplomova në UT, na paska dalë një rregull i ri, që ushtria na kalon me detyrim dhe në vihemi në vijën e parë të frontit njësoj si çdo i ri që edhe mund të shkojë vullnetarisht në ushtri.

Nuk kam guxuar ta shkel rrugën kryesore të lagjes për një muaj- kështu shprehet njëri nga tanët. Ai tregon se sa herë shikonte furgonin e Policisë së Shtetit, ikte si ai lepuri nga grabitqari.

E ndersa tjetri pasi na u zu rob pagoi treqindmijë lekë, më pas na hyri në Universitet… Po a nuk i thonë gallatë kësaj more zotërinj? E për gallate të radhës po ju shpjegoj dhe një term tjetër popullor në modë kohët e fundit: “Kupon vakti, kategoria 4”... E dini çfarë do të thotë? Do të thotë groshë, ujë e vaj borxh tek komshiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›