Kuponët 200 lekë, si bëhet pagesa
05/05/2009 Gati formulari. Personat pa pasaportë të marrin vërtetim nga policia e shtetit
Financat: Ministria e Brendshme publikon listat e personave që nuk kanë pasaportë
Të gjithë personat që nuk kanë pasaportë dhe kanë mbushur moshën 18 vjeç e lart aktualisht do të paguajnë vetëm 200 lekë për kartën e identitetit. Brenda gjashtë muajve do të paguajnë pjesën e mbetur prej 1 mijë lekësh. Ata që nuk e kanë shlyer detyrimin shpallen debitorë dhe listat e tyre Ministria e Brendshme do t’ia dërgojë zyrave të pushtetit lokal. Ministria e Financave ka dërguar dje në zyrat e Postës udhëzimin plotësues për këtë kategori përfituesish. Sipas udhëzimit, do të jetë Ministria e Brendshme, e cila do të dërgojë listat e emrave të përfituesve pranë zyrave të postës. Ata persona që nuk e gjejnë emrin në lista do të plotësojnë një formular, i cili është përgatitur së bashku me këtë udhëzim. “Pajisen me kuponë në zyrat postare përkatëse të njësive të qeverisjes vendore, kundrejt pagimit të tarifës prej 200 lekësh të gjithë shtetasit që deri në datën 28.06.2009 janë 18 vjeç e lart, nuk disponojnë pasaportë për jashtë shtetit si dhe nuk përfitojnë nga asnjë skemë kompensimi. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë shtetasit që votojnë për herë të parë, por nuk janë në shkolla publike”, - theksohet në udhëzim. Përfituesit duhet të paraqiten në postat e rretheve me një dokument identifikimi me fotografi. Nëpunësi i postës bën verifikimin me listat e dërguara nga Ministria e Brendshme dhe i kërkon atij të paguajë 200 lekë për marrjen e kuponit të vulosur nga ana e postës. “Në rast se shtetasi përfitues nuk figuron në listë, por nuk disponon pasaportë për jashtë shtetit, nëpunësi i zyrës postare i kërkon shtetasit një vërtetim nga policia e shtetit që nuk disponon pasaportë, ose ai nënshkruan formularin e deklarimit”, - thekson udhëzimi. Zyrat e postës në rrethe sjellin një herë në javë kërkesën për rimbursim të pagesës prej 1 mijë lekë për çdo kupon të shitur për shtetasit, e cila i dërgohet Ministrisë së Financave, e cila bën çeljen e fondeve. Shtetasit duhet të derdhin vullnetarisht në postë vlerën e mbetur prej 1 mijë lekësh.
Amnistia e makinave
Për detyrimet e papaguara të automjeteve nuk do të ketë gjoba, por debitorët do të detyrohen të paguajnë çdo qindarkë. Detyrimet janë 10 mijë lekë për taksën e qarkullimit dhe 2 400 lekë për taksën e regjistrimit. Këto shifra të shumëzuara me numrin e viteve për të cilat makina rezulton jashtë qarkullimit. Bëhet fjalë kryesisht për ato mjete për të cilat prej vitit 1994 nuk është paguar asnjë taksë. Në faljen e detyrimeve për automjetet u përfshinë 100 mijë automjete, por vetëm 20 mijë përfituan. Të regjistruara janë 300 mijë mjete në total, nga të cilat 200 mijë kryejnë kontrollin teknik të përvitshëm.
Ministria e Financave
Amnistia ishte një masë shumë e nevojshme për bizneset, jo për buxhetin e shtetit. Kështu është shprehur ministri i Financave Ridvan Bode rreth një muaj më parë. “E menduam para së gjithash jo për të rritur të ardhurat në buxhet, por për të çliruar bizneset nga detyrime të prapambetura dhe me një kosto që vinte duke u rritur. Të gjithë ata që kanë pasur të drejtë ligjore për të përfituar nga amnistia fiskale kanë përfituar”, - tha Bode. Sipas tij, të dhënat përfundimtare të këtij procesi do të bëhen të njohura kur administrata të ketë një evidencë të qartë të përfitimit nga kjo masë e ndërmarrë.
Çështjet gjyqësore
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur kundërshtitë e saj në lidhje me përfitimin e kompanive që janë në procese gjyqësore. Sipas ligjit, këto kompani duhet të përfitojnë nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave. Por ministri i Financave Ridvan Bode ka dhënë një tjetër interpretim. “Të gjitha kompanitë që kanë qenë në procese gjyqësore, me kërkesën e tyre kanë pasur të drejtën për t’u tërhequr nga procesi gjyqësor dhe për të siguruar përfitimet që vinin nga ligji. Ata që kanë menduar që do të sigurojnë një vendimi gjyqësor në favor të tyre, është e drejta e tyre që të bëjnë zgjedhjen që dëshirojnë”, - është shprehur Bode.