E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Elbasanit nuk njohin Aleksandër Xhuvanin

05/05/2009  Sondazhi, ata dinë pak ose aspak për figurën që emërton universitetin ku studiojnë

ELBASAN-Sondazhi më i fundit i bërë nga disa studentë të degës së gazetarisë në Universitetin e Elbasanit ka nxjerrë në pah një mungesë të theksuar informacioni mbi figurën kryesore që përfaqësohet ky universitet, gjuhëtarin e madh Aleksandër Xhuvani.

Sondazhi

Studentët e sondazhit kanë pyetur pjesën tjetër një numër relativisht të konsiderueshëm dhe nga pyetjet ka rezultuar se shumica njohin shumë pak ose aspak nga veprimtaria e këtij gjuhëtari. Pyetjet ishin kush është Aleksandër Xhuvani? Çfarë ka bërë ai që të meritojë emrin e këtij universiteti? Ku e keni dëgjuar më shumë? Sa ka kontribuar për arsimin? Nëse keni marrë informacion mbi Aleksandër Xhuvanin ku dhe si e keni bërë këtë? Pjesa më e madhe e studentëve që studiojnë në këtë universitet nuk u dhanë dot përgjigje pjesës më të madhe, nga konkluzionet që kanë nxjerrë studentët. Madje të pyeturit edhe nuk e njohin atë si portret. Kjo ndoshta për faktin se mungon një kulturë e përgjithshme e tyre, por edhe se në universitet nuk ka as më te voglin informacion rreth tij. Në mure nuk shikon as edhe një foto, as ndonjë material tjetër që të tregojë kush është Aleksandër Xhuvani, emrin e të cilit e mban një universitet me rreth 15 mijë studentë. Më të privilegjuarit janë studentët e gjuhës dhe letërsisë, pak edhe ata të Gjuhëve të Huaja, pasi kanë pasur rastin të mësojnë për gjuhëtarin, ndërsa pjesa tjetër e studentëve nuk ka njohuri dhe të zënë ngushtë nga këto pyetje edhe mundohen t’i evitojnë përgjigjet. Vetë studentët e kanë nxjerrë si problem që universiteti ka menduar për teknologjinë e fundit duke informatizuar godinën, ka vendosur piktura simbol për Elbasanin dhe arsimin, por ka harruar që në një stendë të veçantë të ketë informacione mbi emrin e madh të gjuhës, të cilin e mban ky universitet. Po kështu portreti i këtij gjuhëtari madje edhe sesione të veçanta kanë menduar për ta bërë prezente këtë figurë tek studentët, para se ata të ndjehen keq kur pyeten rreth Xhuvanit, një përfaqësues i denjë i gjuhës dhe pedagogjisë me një kontribut të theksuar në shkollën Normale, por edhe për jetën e tij në qytetin e Elbasanit dhe kontributin që ka dhënë në disa fusha.

Biografi e shkurtër

Aleksandër Xhuvani është personalitet i shquar i gjuhës, arsimit dhe kulturës shqiptare. Ishte veprimtar i denjë politiko-shoqëror dhe mban titujt Profesor, Mësues i Popullit. Prof. dr. Aleksandër Xhuvani u lind në Elbasan më 14 mars 1880. Ai nuk ishte thjesht studiues i një fushe të caktuar. Ai u shqua edhe në realitete të tjera shkencore. Veç gjuhësisë dhe letërsisë ai shkëlqeu edhe në pedagogji, psikologji, histori, tekstologji, memorialistikë. Fushë tjetër e rëndësishme ka qenë gjuhësia. Ai studioi dhe lëvroi gjuhën shqipe i frymëzuar nga rilindësit. Punoi për pasurimin dhe ngritjen lart të kësaj gjuhe, e aktualizoj atë, e praktikoi dhe e kulturoi shqipen e sotme. Në këtë drejtim Xhuvani la një sërë studimesh, tekste, monografi, artikuj shkrime dhe recensione me vlerë. Vepra gjuhësore e prof. Xhuvanit shquhet për qartësinë dhe vlerën shkencore. Ai shkëlqeu në gramatikë, leksikologji, leksikografi, studim historik i shqipes në sintaksë etj. Drejtoi shkollën Normale dhe shërbeu me tekste për mësuesit në këtë drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›