Shpërndahen kodet për provimet e maturës
05/05/2009 AVA cakton numrat e regjistrimit për të gjithë maturantët që do të konkurrojnë për shkollë të lartë këtë vit
Lista emërore me numrat 4-shifror u kalohet drejtorive arsimore për t’i çuar nëpër shkolla
Hartohet lista me kodet identifikuese për të gjithë kandidatët që këtë vit do të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të larta në universitetet publike të vendit. Secili prej maturantëve do të ketë një numër unik identifikimi, i cili do të zbulohet vetëm pasi të jenë korrigjuar testet e provimeve për të bërë lidhjen e pikëve të arritura me emrin e kandidatit që është përfshirë në garën e pranimeve për në universitet. Bazuar në të dhënat e dorëzuara në lidhje me aplikimet e kryera nga maturantët e rinj dhe ata të vjetër (nëpërmjet plotësimit të formuarit A-1), Agjencia e Vlerësimit dhe Arritjeve të Nxënësve tashmë i ka pajisur të gjithë aplikuesit me një numër të caktuar regjistrimi. Sipas afateve të përcaktuar në rregulloren e provimeve të maturës për këtë vit, që nga 2 maji AVA-ja ka dërguar pranë komisioneve të maturës të ngritura në drejtoritë arsimore të çdo rrethi njoftimin, ku jepet numri i regjistrimit për çdo nxënës si dhe të dhënat e tjera identifikuese të tij. Ndërkohë ky komision deri në mbyllje të ditës së sotme duhet të bëjë shpërndarjen e këtyre numrave të regjistrimit pranë komisioneve homologe që janë ngritur në shkollat e mesme. Më pas do të jenë këto të fundit që do të mundësojnë afishimin e tyre në ambientet publike të çdo shkolle, ku çdo nxënës mund të shohë barkodin e tij, që do të përdoret përkundrejt emrit në fletët e provimeve. Njëkohësisht theksohet se komisionet shkollore të maturës duhet të marrin masat e duhura që çdo nxënës të njihet me numrin e tij identifikues dhe me të dhënat që rezultojnë për të nga plotësimi i tabelës T. Lista e numrave të regjistrimit është hartuar sipas një rendi zbritës, sipas të dhënave të mbledhura për të gjitha shkollat. Po në bazë të kësaj liste do të bëhet dhe grumbullimi i testeve dhe shpërndarja e tyre e mëpasshme pranë qendrave ku do të bëhet vlerësimi. Duhen edhe pak ditë nga mbyllja zyrtare e vitit shkollor për maturantët, ndërkohë që kanë iniciuar fazat përgatitore në bazë të programeve orientuese për lëndët që do të japin provim. Gjithashtu me mbylljen e shkollës e deri në ditën kur do të jepet provimi i parë i detyruar do të zhvillohen konsultime nga mësuesit e lëndës për çdo paqartësi që vetë nxënësit mund të kenë. Tezat e provimit si për lëndët e detyruara, ashtu dhe për ato me zgjedhje do të përmbajnë pyetje me alternativa si dhe pyetje me shtjellim dhe në bazë të përgjigjeve do të bëhet vlerësimi me pikë.