Tatimet arkëtojnë rreth 1,5 miliardë lekë
05/05/2009 Sipas administratës tatimore, deri tani janë falur rreth 34 miliardë lekë
Pas përfundimit të amnistisë fiskale biznesi ka kërkuar faljen e aseteve
Administrata tatimore ka arkëtuar rreth 1.5 miliardë lekë nga bizneset, në kuadër të amnistisë fiskale. Në këtë proces u përfshinë rreth 26 475 biznese, të cilëve u është falur një shumë prej rreth 34,457 miliardë lekësh. Por amnistia nuk është quajtur e mbaruar për ato biznese që kishin detyrime zero. Nëse këto biznese brenda majit paraqiten pranë zyrave të administratës tatimore, pasi afati i limituar ishte vetëm për bizneset, që duhet të paguanin principalin.
Asetet
Komunitetet e biznesit kërkojnë legalizim të aseteve. Sipas përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Qeveria ka miratuar ligjërisht falje për detyrimet e vërtetuara me fatura. Nëse do të kishte një amnisti për kapitalet dhe asetet që vlerësohen në disa miliardë euro, do të kishte një tjetër impakt në vlerësimin e këtyre bizneseve në pikëpamjen e sistemit bankar. “Kërkojmë nga Qeveria që të konsiderojë amnistinë fiskale, jo në termat e faljes së kamatëvonesave, por një amnisti fiskale që të shikojë më gjerë. Ne bëjmë fjalë për atë amnisti fiskale për tërheqjen drejt ekonomisë reale të atyre kapitaleve të fjetura, të atyre kapitaleve që vijnë nga ekonomia gri, e padeklaruar. Nuk bëjmë fjalë këtu për ekonominë e zezë”, - janë shprehur përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Njohja e aseteve dhe regjistrimi i tyre do të sillte frymëmarrje për ekonominë, bankat do të ishin më të sigurta për të dhënë kredi. Kjo amnisti mund të sjellë 5 deri në 6 miliardë euro ekonomisë shqiptare.
Vendimi për faljen
Të gjitha bizneset debitore ndaj administratës doganore, tatimore, sigurimeve shoqërore dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor patën mundësi të përfitojnë faljen e gjobave dhe të borxheve. Sipas burimeve pranë Ministrisë së Financave, në bazë të të dhënave paraprake dhe elementare për këtë proces, në mungesë të principalit, gjobat dhe borxhet nuk do të falen. Vetëm për administratën doganore borxhi progresiv llogaritej në 9.5 miliardë lekë. Nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave është bërë e njohur se gjatë vitit 2008 nga ky borxh llogaritet të jenë pakësuar rreth 740 milionë lekë ose 1 004 subjekte, pra borxhi i trashëguar nga të gjitha subjektet debitore llogaritet rreth 8.8 miliardë lekë. Realizimi i një amnistie fiskale që figuronte prej afërsisht 15 vjetësh është parë si i domosdoshëm nga administrata. Ky vendim hyri në fuqi në fillim të tetorit të 2008-s dhe u zbatua deri më 7 prill të këtij viti.