E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba pranë rinovimit të kontratës

Didier Drogba shprehet se mund të mbyllë karrierën te “Chelsea” dhe se bisedimet për një kontratë të re janë në vazhdim. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe blutë i kanë ofruar një rinovim vetëm për 12 muaj.
 

33-vjeçari kërkon një kontratë dyvjeçare, me qëllim që përmbyllë karrierën e tij me “Chelsean”. Pas ardhjes së “Torres” nga Liverpooli në janar, sulmuesi afrikan nuk e ka të sigurt postin e titullarit. “Thashë para disa vitesh, që do të jem këtu deri në fund të kontratës sime. Por dua ta mbyll karrierën këtu”, u shpreh ai.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›