Hart: Duhet ta fajësojmë veten

“Ne nuk arritëm të kualifikohemi në të tetën e finales, madje as në Europa League. Donim të fitonim, dhe të shkonim të paktën në këtë eveniment, por nuk ia dolëm mbanë. Ne duhet ta fajësojmë veten për këtë dështim”, deklaroi portieri anglez për Sky Sports pas ndeshjes. ‘Citizens’ do të ketë tash punë me Manchester Unitedin në derbin e Anglisë, i cili do të zhvillohet të dielën, për ta ngushtuar diferencën e pikëve.
“Ne jemi të zhgënjyer me eksperiencën në Evropë, por ishim fantastikë në ligë dhe nuk brengosem shumë. Shpresojmë ta fitojmë kampionatin anglez dhe të jemi në formë sezonin tjetër në Evropë”, përfundoi Hart. Goli i Julian Schieber, i realizuar në minutën e 57-të të ndeshjes ia shoi shpresat ekipit anglez, ndërkaq nga kjo humbje përfitoi Ajaxi, i cili përkundër faktit që u mposht nga Real Madridi, shkoi në Europa League.