Teknologjia debuton ne futboll

Teknologjia kundër golave fantazëm. Mbështetja nga sistemet e vëzhgimit për të evituar gabimet njerëzore në futboll do të debutojë zyrtarisht në ndeshjen e parë të Botërorit për klube 2012.
Dy programet “Syri i Skifterit” që përdor telekamerat dhe “Gjyqtari i Portës” që shfrytëzon fushën magnetike, janë testuar dhe aprovuar nga FIFA. Por, gjatë turneut në Japoni, ato janë përballë provës gjenerale.
Teknologjia do të shfrytëzohet për herë të parë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet japonezëve të Sanfreçe Hiroshima dhe neo-zelandezëve të Auckland City në Jokohama.
Sistemet shërbejnë si ndihmë, ndërsa vendimi i fundit i takon vetëm gjyqtarit. Madje, nëse argumentohet duke kundërshtuar edhe pajisjet.
Te FIFA flasin për metoda që do të sjellin revolucion në futboll, mbi të gjitha për rezultate të pandikuara nga gabimet dhe për të evituar polemikat.