E Shtunë, 31 Tetor 2026

Displinori gjobit Tiranën për hedhje sendesh të forta në fushë

Tiranë (Start)- Komisioni i Disiplinës pranë Federatës së Futbollit ka marrë në shqyrtim të gjitha incidentet e javës së nëntë të Superligës.

Hedhjet e shisheve plastike në ndeshjen Tirana-Besa, janë cilësuar të dënueshme, dhe klubi i Tiranës është gjobitur me 50 mijë lekë gjobë.

E patolerueshme KD-ja ka qenë edhe me klubin e Apolonisë, ku anëtari i stafit drejtues, Jetnor Sula, është pezulluar me 2 ndeshje dhe 50 mijë lekë gjobë, për ofendim të gjyqtarit. Gjithashtu, tek ekipi fierak, futbollisti Klodian Skënderaj është pezulluar 2 ndeshje dhe gjobitur 30 mijë lekë, për të njëjtën arsye.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës për javën e 9-të të Superligës

1. KF “Tirana” për hedhje të sendeve të forta në fushë, dënohet me 50 mijë lekë gjobë.

2. Anëtari i stafit drejtues të KF “Apolonia”, Jetnor Sula, për ofendim të arbitrit, dënohet 2 ndeshje pezullim dhe 50 000 lekë gjobë.
3. Lojtari i KF “Apolonia”, Klodian Skënderaj, për ofendim të arbitrit kryesor, dënohet me 2 ndeshje pezullim dhe 30 000 lekë gjobë.

4. Lojtari i KF “Skënderbeut”, Ermal Gega, për ofendim të arbitrit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim dhe 30 000 leke gjobë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›