E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas humbjeve, Elbasani gati të presë koka lojtarësh

Elbasani po rrëshqet gjithmonë e më shumë në renditje pas dy humbjeve rresht me Besën e Teutën. Presidenti i verdhebluve, Arben Laze, e konsideroi një turp të patolerueshëm dhe pohoi se në radhët e lojtarëve do të ketë gjoba, pezullime të përkohshme, por nuk hodhi poshtë edhe idenë e përjashtimit të ndonjë lojtari. “Situata është shumë e rëndë, - u shpreh Laze për të përditshmen e njohur sportive “Metropol Sport”, - premtoj se situata do të zgjidhet shumë shpejt”.

Nëse për lojtarët priten ndëshkime, trajneri Mirel Josa duket thuajse i paprekshëm. “Po e përsëris, trajneri Josa nuk preket, ai është dhe do të mbetet trajneri i Elbasanit”.

Ndeshjen e ardhshme Elbasani e ka në shtëpi me Lushnjën, ku dhe pritet kthesa e 2-herë kampionëve të Shqipërisë.

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›