E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja e 19 nëntorit, kundërshtari në “listën e pritjes”

Edhe pse në “listën e pritjes” janë Sllovakia, Zvicra, Turqia, Kroacia apo edhe ndonjë skuadër tjetër, ende nuk ka një konfirmim nga FSHF se cili do të jetë kundërshtari i miqësores së datës të lirë të 19 nëntorit.

Në FSHF shprehen: “Për këtë problem po punon RTL-ja (grupi mediatik që ka blerë të drejtat televizive të kombëtares). Janë disa alternativa. Do të zgjedhim opsionin më të mirë”.

Trajneri Han ka shprehur më parë se dëshiron një kundërshtar të nivelit mesatar për miqësoren e tretë nën drejtimin e tij.

Në dy të parat, holandezi humbi 1-0 me Poloninë e Leo Benhakerit (ndeshja u luajt në Reutlingen të Gjermanisë) dhe fitoi 2-0 kundër Lihtenshtejnit (golat nga Hyka e Kapllani).

Shqipëria në katër ndeshjet zyrtare eliminatore të Botërorit 2010 ka grumbulluar katër pikë, ku spikasin dy barazimet e mëdha me Suedinë (0-0) në Tiranë dhe Portugalinë (0-0) në Bragë.

Dy ndeshjet e ardhshme zyrtare janë ato kundër Maltës në transfertë, më 11 shkurt e Hungarisë, më 28 mars në Tiranë.

Në dy takimet e para me këta kundërshtarë, ndaj Maltës fituam në Tiranë (3-0, golat nga Bogdani, Duro, Dallku) e me Hungarinë humbëm 2-0 në Budapest, që janë njëherësh edhe dy golat e pësuar nga Arjan Beqaj në katër takime zyrtare.

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›