Kuqi: Më kërkojnë klube që kanë rënë nga Premier League“Ende nuk kam marrë ndonjë vendim, dëshiroj të kem më shumë kohë për tu menduar”, - tha Kuqi për Croydon Advertiser.

Shefki Kuqi, kosovari më pasaportë finlandeze, pohoi se dy klubet të rrëzuara nga Premier Liga angleze janë të interesuara të nënshkruajnë me të.
Ndërkombëtari finlandez përfundoi kontratën e tij me Crystal Palace dhe tashmë është i lirë për të negociuar me çdo klub.
Kuqi për momentin është duke vlerësuar opsionet e tij, por pretendon se ndaj tij ka një interesim të madh për shërbimet e tij.
“Ende nuk kam marrë ndonjë vendim, dëshiroj të kem më shumë kohë për tu menduar”, - tha Kuqi për Croydon Advertiser.
“Një numër klubesh, të cilat kanë rënë nga Premier League kanë treguar interesim për mua”.
Besohet se dy klubet e përmendura mund të jenë Middlesbrough dhe West Brom.
E Premte, 19 Qershor 2009