Supermarketi “Lacio”, Tare me detyrë spastrimiSipas gazetës “Il Messaggero”, drejtori sportiv Igli Tare ka për detyrë t’u gjejë një sistemim të ri më se 20 lojtarëve

Lacio e drejtorit sportiv shqiptar, Igli Tare, ka rënë në hall të madh: është shndërruar në një supermarket, ku gjysma e organikës së lojtarëve është në shitje.
49 lojtarë janë në grupin e skuadrës së dytë të kryeqytetit italian, midis tyre 12 sulmues.
Sipas gazetës “Il Messaggero”, drejtori sportiv Igli Tare ka për detyrë t’u gjejë një sistemim të ri, më se 20 lojtarëve të tillë si Zauri, Stendardo, Baronio, Scaloni, Makinwa, Firmani, Bonetto.
Në shitje janë dhe “copa të rëndësishme” si Pandev e Ledesma.
Lacio, e drejtuar tani nga Davide Ballardini, do të luajë në Ligën e Europës gjatë sezonit të ardhshëm.
E Premte, 19 Qershor 2009