Kuqi Prishtina do te vazhdoje perpjekjet per vendosjen e sundimit te ligjit ne veri
Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci tha sot se institucionet e Kosoves do te vazhdojne me hapa te kujdesshem dhe bashkerenduar me komunitetin nderkombetare per vendosjen e sundimit te ligjit ne veriun e Kosoves. Ai i beri keto komente pas nje takimi me drejtoret e Qendrave Korrektuese dhe te Paraburgimit te Kosoves me crast tha se sundimi i ligjit ne veri do te forcohet pas vendosjes se gjykatesve dhe prokuroreve vendas ne gjykatat e atjeshme ne te cilat nuk ka personel vendas qe nga marsi i vitit 2008 kur ato u uzurpuan nga protestuesit serbe qe po kundershtonin shpalljen e pavaresise se Kosoves.
Zevendeskryeministri Kuqi tha se sundim i ligjit ne veri ka disa segmente.
E para ka te beje me kontrollin e plote te pikave doganore cfare kemi filluar ta bejme natyrisht pjesa e dyte ka te beje me forcimin e zinxhirit komandues ne Policise se Kosoves dhe e treta ne funksionimin e gjykatave dhe prokurorive. Keto jane pjese qe do bejme me kohe me aktivitete te koordinuara dhe gjithmone te kujdesshem per sigurine fizike te gjyqtareve dhe prokuroreve tone tha zevendeskryeministri Kuci.
Gjendja ne veriun e Kosoves vleresohet e qete ndonese edhe me tej nuk jane zhbllokuar te gjitha rruget qe cojne ne vendkalimet kufitare veriore me Serbine. Perfaqesuesit politike lokal te serbeve ngulin kembe qe te mos zbatohet marreveshja e arritur ndermjet KFOR-it qeverise se Kosoves dhe asaj te Serbise per tejkalimin e situates ne veri.
Forcat e NATO-s moren nen kontroll veriun e trazuar qe u perfshi nga dhuna ne fund te muajit korrik pas vendimit te qeverise se Kosoves per te vene nen kontroll vendkalimet kufitare veriore me Serbine.