Karvani i Bereqetit shperndan mesazhe begatie e vellazerimi
I nisur nga Bashkia Bajram Pasha e Stambollit Karvani i Bereqetit po udheton neper vendet e Rajonit te Ballkanit duke shtruar iftare dhe duke shperndare mesazhe begatie dhe vellazerie.
Ne iftarin e shtruar ne nje nga sheshet qendrore te qytetit te Shkodres merrnin pjese disa qindra besimtare muslimane te ketij qyteti.
Myftiu i Shkodres Muhamed Sytari tha se ngjarje te tilla deshmojne vellazerine dhe besimin e vellezerve muslimane
Lutem dhe shpresoj qe kombi shqiptar dhe shqiptaret kudo qe jane te gezojne dhe te jetojne ne paqe ne keto dite te madhnueshme te muajit te Ramazanit dhe te sherbejne keto dite dhe keto nete per tu forcu ndjesia e jone ndaj besimit ne Zotin gje qe do te ndikoje ne forcimin e metejshem te harmonise vellazerise dhe mireqenies ne vendin tone dhe ne cdo cep te Shqiperise. Une uroj me zemer qe ky Ramazan i Madhnueshem te sjelle mbaresi miresi e mireqenie te pafund per shqiptaret dhe mbare muslimanet ne tere boten.
Per nenkryetarin e Bashkise Mehmet Pasha te Stambollit Gekhan Balekollu Ramazani eshte muaji i begatise kur ata desherojne te ndajne dicka me vellezerit te tyre ne Shqiperi dhe Ballkan
Kemi nisur kete rrugetim te gjate me moton Vellazeria nuk njeh kufij. Ndaj ne shpresojme qe kjo sofer iftari e shtruar sot te jete nje ure lidhese dhe tregues vellazerie mes popujve tane.
Ndersa per kryetarin e Bashkise se Shkodres Lorenc Luka festime te tilla jane nje rast per te deshmuar vellazerine dhe harmonine mes besimeve te ndryshme fetare tradite kjo e njohur per qytetaret e Shkodres.
Ne iftarin e shtruar nga Bashkia Mehmet Pasha e Stambollit ne bashkepunim me Bashkine dhe Myftinine e Shkodres ishin ftuar edhe perfaqesues te komuniteteve te tjera fetare. Per famullitarin e Shkodres Gjovalin Sukaj ky iftar eshte shprehje e harmonise mes kulturave dhe besimeve te ndryshme.
Karvani i Bereqetit organizohet per te gjashtin vit ne qytetin e Shkodres. Pas ketij qyteti ai do te vazhdoje rrugen drejt Kosoves Malit te Zi Maqedonise dhe vendeve te tjera te Rajonit te Ballkanit duke percjelle mesazhin se vellazeria nuk njeh kufij.