E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedime Shqiperi-Kosove mbi marredheniet tregtare

Shqiperia dhe Kosova rifilluan sot bisedime per te zgjeruar marredheniet tregtare dhe te bashkepunimit ne miniera dhe energjitike.

Ministri i Zhvillimit te Ekonomise se Kosoves Besim Beqaj dhe zevendes-ministri i Ekonomise se Shqiperise Eno Bozdo diskutuan sot per te rritur shkembimet tregtare dhe per te bashkepunuar ne sektoret e energjise elektrike dhe industrise minerare.

Ministri Beqaj tha se pas marrjes se vendimit te qeverise se Kosoves per venien e masave te reciprocitetit me Serbine konform rregullave nderkombetare tani eshte casti qe ekonomia e Kosoves te zevendesoje produktet qe kane ardhur prej andej. Zoti Beqaj tha se Kosova e sheh Shqiperine si nje treg me potencial te madh per bashkepunim ekonomik dhe theksoi se ka ardhur koha te jepet me shume hapesire me shume perkrahje institucionale bizneseve te dy vendeve ne menyre qe keto shkembime te mos mbeten thjesht tregtare por te shfrytezohen edhe per investime kapitale afatgjata.

Ndersa zevendes-ministri i ekonomise Eno Bozdo tha se qeveria e Shqiperise mbeshtet dhe mirekupton vendimin e qeverise se Kosoves per te aplikuar parimin e reciprocitetit i cili eshte ne perputhje me marreveshjen tregtare CEFTA. Ai tha se reciprociteti eshte nje ceshtje qe i perket Shqiperise Kosoves dhe vendeve te rajonit per bashkepunimin ekonomiko - tregtar.

Teme kryesore ne kete takim ishte bashkepunimi energjitik.

Shqiperia po nderton nje linje interkonjeksioni 400 kilovolt e cila po ploteson unazen energjitike mes dy vendeve dhe po permireson rrjetin e shperndarjes e te prodhimit te energjise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›