Reali planifikon 30 mln pound për Gerrard

Mediat angleze bëjnë të ditur se Reali i Madridit është i gatshëm të provojë qëndrueshmërinë e Liverpoolit duke bërë ofertë për kapitenin e klubit, Steven Gerrard.
Sipas "The Sun", presidenti i Realit, Florentino Perez, do të dërgojë një ofertë në vlerën e 30 milionë sterlinave për kapitenin e të kuqve.
"Nuk është sekret se Gerrard është një lojtar të cilin Perez dhe drejtori i përgjithshëm Jorge Valdano e admirojnë. Ka një listë të ngushtë për sezonin e ardhshëm dhe Gerrard është një prej tyre", ka thënë një burim nga Madridi.
Perez tashmë ka dëmtuar ekipin e trajnerit Rafael Benitez, pasi i mori njërin prej mesfushorëve më të mirë, Xabi Alonson, për një shumë prej 28.8 milionë sterlina. Galaktikët e Europës edhe pse kanë shpenzuar shumë para këtë merkato vere nuk duan të ndalen, por dëshirojnë të afrojnë në ekip lojtartë më të mirë në botë. Steven Gerrard është kapiteni dhe simboli i Liverpoolit dhe zor se do të largohet nga Anfield ku drejtuesit i kanë rezistuar edhe ofertave të tjera të bëra për të siç ka qënë ajo e Liverpoolit vite më parë. Gjithsesi Florentino Perez ka treguar se lojtarët që dëshiron herët apo vonë i merr në skuadër.