E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham fiton kupën "Eusebio"

Tottenham ka fituar trofeun e pare sezonal duke mundur 1-0 Benfiken ne finalen e “Kupes Eusebio”, e cila u zhvillua ne stadium “Da Luz” te Lisbones. Skuadra portugeze ishte me kërkuese ne minutat e para, duke kërkuar te bente te sajin trofeun me emrin e legjendes se futbollit vendas, i cili ndodhej ne tribune. Oscar Cardozo do te regjistronte rastin e pare per te shenuar, por gjuajtja e tij do te gjente te përgatitur portierin Gomes, qe nuk do te lejonte topin te prekte rrjeten e tij.

Benfika do t’i afrohej perseri avantazhit me Carlos Martins ne minuten e 27-te, por edhe nje here Tottenham do te shpetonte fale nderhyrjes se sakte te portierit Gomes. Rasti i pare per anglezet do te vinte ne fundin e pjeses se pare, por gjuatjha me koke e Crouch nuk do te kishte shenjestren e duhur. Gjithsesi, Tottenham do te shenonte golin e epersise ne fillimin e fraksionit te dyte. Gareth Bale do te dergonte topin ne rrjete pas nje pasimi te sakte te Giovani Dos Santos. Ne minutat e mbetura Benfika do te kërkonte me cdo kusht golin e barazimit, por nuk do te arrinte te finalizonte ne menyren me te mire aksionet e saj, duke bere qe anglezet e Tottenham te fitojne trofeun e pare ne fillim te këtij sezoni.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›