E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul në prag për të ndryshuar pronësinë

Nje nga legjendat e futbollit anglez dhe atij evropian si Liverpuli duket se eshte i destinuar te kaloje ne pronesine e manjatit kinez Kenny Huang. Ky i fundit eshte gati te shpenzoje 350 milione sterlina, per te blere klubin anglez, i cili gjate menaxhimit ne vitet e fundit nga dy pronaret amerikane Tom Hicks dhe George Gillette ka akumuluar nje borxh prej 237 milion sterlinash.

Huang, nje miliarder kinez, por me nenshtetesi amerikane, nuk eshte hera e pare qe investon ne industrine e sportit, pasi me ai ka 15% te aksioneve ne skuadren e basketbollit amerikan NBA Cliveland Cavaliers, ndersa qe me pare ka qene bashkëpronar edhe ne skuadren e New York Yankees. Edhe përpara dy vjetesh ai ka qene i interesuar per blerjen e Liverpulit, por atehere Hicks dhe Gillette kërkonin 650 milione sterlina, shume kjo qe e detyroi manjatin kinez te tërhiqej. Tani qe borxhet e klubit kinez kane kapur nje shume marramendëse, pronaret jane gati ta shesin ate dhe oferta e Huang eshte me e larta.

Nje burim prane Huang ka bere te ditur se ai i ka lene vetem dhjete dite kohe pronareve aktuale per te vendosur ne lidhje ne oferten e tij, nderkohe qe eshte gati t’i vendose ne dispozicion trajnerit Roy Hodgson nje buxhet te majftueshem per te përforcuar skuadren gjate merkatos dhe ne ne te njejten kohe do te mbaje yjet e ekipit si Fernando Torres dhe Stiven Gerrard. Nese operacioni per shitjen e Liverpulit do te mbyllej me sukses, Kenny Huang do te beje pronari i trete i huaj i nje tjeter klubi te madh anglez, pas rusti Roman Abramvic te Chelsea dhe Malcom Glazer te Manchester United.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›