E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqo i Beratit kërkon të rikthehet në psikiatrinë e Vlorës

08/07/2009  “I forti” Aleksadër Kuqo

TIRANË – Aleksandër Kuqo sfidon gjykatën dhe Prokurorinë. Një gabim i gjykatës në vendim i është dashur të dënuarit Aleksadër Kuqo për të kundërshtuar akuzën. Gjykata e Apelit në Vlorë vendos që Aleksandër Kuqo një prej personave të dënuar nga gjykata e Milanos me 21 vjet burg, të sigurohet në spitalin psikiatrik Vlorë dhe t’i nënshtrohet mjekimit të detyrueshëm. Por ky vendim i Apelit ka lënë shumë vend për diskutime. Pas këtij vendimi, Kuqo është marr dhe sjellë në spitalin e burgut ku ndodhet edhe pjesa e të dënuarve me mjekim të detyrueshëm. Kuqo nuk e pranon këtë fakt. Ai ka bërë një kërkesë në gjykatën e Tiranës ku kërkon të rikthehet në Vlorë dhe të qëndroi i shtruar në spitalin psikiatrik e të mjekohet njësoj si të tjerët. Aleksandër Kuqo nuk dëshiron të ketë polic tek dera dhe të qëndroi nën mbikëqyrje. Ai shprehet se policia dhe Prokuroria duhet t’i përmbahet vendimit të gjykatës për ta rikthyer në spitalin psikiatrik të Vlorës. Aleksandër Kuqoi në këtë rast kërkon të jetë i lirë dhe të lëviz sa herë të dojë nga ky spital, i cili nuk është i survejuar nga forcat e policisë. Por në kërkesën e tyre avokatët janë shprehur në gjykatë se forcat e policisë mund ta survejojnë Kuqon, por ai të mos qëndroi në spitalin e burgut, por në psikiatrinë e Vlorës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›