Kontestimi i rezultateve në katër qarqe
08/07/2009 Takimi i Ramës me kandidatët për deputetë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi dje në një takim informal të gjithë ekipin që përfaqësoi këtë parti në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Qëllimi i këtij takimi ishte pikërisht procesi zgjedhor dhe kontestimet që PS-ja ka lidhur me të. Mësohet se edhe gjatë këtij takimi qëndrimi për kontestimin e rezultateve në qarqet Fier, Berat, Shkodër e Tiranë ka qenë i palëkundur, madje dhe një nga kushtet e vëna ndaj së djathtës për të mos njohur zgjedhjet. Ndërkohë një tjetër pikë që i është mëshuar nga pjesëmarrësit në takim lidhej me hartimin e një strategjie për të ndaluar përpjekjet e së djathtës për heqjen e përkrahësve socialistë nga puna. Gjithashtu një tjetër element ishte dhe mbledhja e të gjithë informacionit të shkeljeve në zgjedhje, si dhe bërja prezente te faktori ndërkombëtar. Por natyrisht veprimet e mëtejshme të selisë rozë do të kushtëzohen pikërisht nga qëndrimi që do të vihet re mbi kontestimet e PS-së për procesin në qarqet e sipërpërmendura. Në këtë mbledhje, ku ishin të pranishëm dhe kryetarët e bashkive që drejtohen nga socialistët, janë ngritur jo pak ide, ndër të cilat dhe mospjesëmarrja në Kuvend e grupit parlamentar të PS-së. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se ka qenë kandidati për deputet i PS-së Erion Braçe që ka hedhur një ide të tillë, por nga ana tjetër ka kërkuar që të jetë pikërisht Rama ai që të drejtojë më tej këtë parti. Po kështu dhe kandidatja për deputete e Durrësit, Rudina Seseri, ka bërë me dije se elektorati i këtij qyteti ka kërkuar që Edi Rama të mos japë dorëheqjen. Kontestimi i rezultatit në Shkodër është kërkuar dhe nga kandidati për deputeti i këtij qarku Tom Doshi.