E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalifë, Kryqtarë, dhe historia e përgjakshme e Jerusalemit

04-11-2011 / Nga Jonathan Rosen (Nju Jork Tajms)

“Të të harroj ty, o Jeruzalem”, deklaron Psalmisti, “është si të harroj shkathtësinë e dorës sime të djathtë”. Por ai shpërfill të thotë se edhe ta kujtosh Jerusalemin nuk është aq e lehtë. Tek “Jerusalemi: Biografia” Simon Sebag Montefiore përshkruan kaq shumë mbretër, vrasës, profetë, hipokritë, kalifë dhe kryqtarë, të gjithë duke notuar në një oqean me gjak, që lexuesit mund t’i duhet kohë për t’i kuptuar, jo nëpërmjet libri, të cilin është e pamundur ta heqësh nga dora, por edhe nëpërmjet vetë historisë. Po ta hapësh “Jerusalemin” në një faqe çfarëdo, si Biblën, do zbuloni diçka të tmerrshme: në faqen 4, ushtarët romakë janë duke kryqëzuar 500 hebrenj gjatë shkatërrimit të Jerusalemit në vitin 70, në faqen 75, Alexander Jannaeus, një mbret hebre mjaft i urryer i shekullit të parë p.e.s, pas therjes së 50 mijë njerëzve të tij, feston fitoren “duke kërcyer me konkubinat e tij në një festë, ndërkohë që shikonte 800 kryengritës të kryqëzuar rreth kodrave”. Kryqëzimi ishte diçka mjaft e zakonshme në kohët e lashta, vë në dukje Montefiore në një nga shumë episodet magjepsëse shkruar prej tij dhe jo vetëm kjo. Ai përshkruan se si hebrenjtë ashtu edhe  jo-hebrenjtë pëlqenin të përdornin thonjtë e viktimave për stoli, duke i paraprirë asaj që u bë një traditë krishtere.
Kur popullata pakësohej – siç ndodhi pas Kryqëzatës së Parë, e cila si një bombë neutron eliminoi të pafetë, por ruajti vendet e shenjta -pushtuesit mund të depërtonin në  Jordani, si Baldwini, mbreti i kryqëzatës vitin 1115 duke sjellë me vete “të krishterët e varfër sirianë dhe armenë, të cilët ai i ftoi të zhvendoseshin  në Jerusalem, paraardhësit e të krishterëve të sotëm palestinezë”. Një nga tiparet e një historie kaq të gjatë është paqëndrueshmëria e popullsisë së rajonit. Montefiore vë në dukje se mes viteve 1919 dhe 1938, para se britanikët t’i mbyllnin kufijtë për emigracionin hebre, popullsia çifute në Palestinë u rrit në 343 mijë, ndërkohë që emigracioni arab ishte edhe më i madh, popullsia arabe në të njëjtën periudhë u rrit në 419.000.
Montefiore, autor i dy librave për Stalinin dhe i një tjetri për Princin Potemkin, ka një sy aq të vëmendshëm për të treguar detaje, dhe gjithashtu një ndjenjë të fuqishëm për një histori të mirë - sa që kronika me një rëndësi të veçantë të bëra prej tij në mënyrë të paparashikueshme kishin një aspekt pothuaj se mitik. Ai huazon me qejf copëra nga Shkrimi, legjendat dhe faktet e dyshimta të dëshmitarëve okularë, duke i ndërthurur ato në rrëfimin  e  tij të gjerë.
E po pastaj se organet gjenitale të Herodit nuk shpërthejnë në larva? Kur lexoni se si ish-“showgirl”, Perandoresha Theodora e Bizantit, “thuhej se kish qenë e talentuar për orgji dhe se specialiteti i saj ishte t’u jepej shumë klientëve njëkohësisht”, mund të harroni edhe ato që dinit më parë për të. Megjithatë, ky nuk është imazh i jetës së përditshme ose i devotshmërisë së përulur. Është pak si të mësosh për Amerikën e Perëndimit duke shikuar një film të John Wayne: të gjithë janë ose banditë me armë ose sherifë policie që futen nën banak kur  fillon përplasja. Megjithatë, për një libër që përfshin 3.000 vjet, ai bën një punë të jashtëzakonshme gjithëpërfshirëse.
Montefiore ka zgjedhur të paraqesë ngjarjet tek “Jerusalem” në mënyrë kronologjike duke filluar nga vendosja e mbretit David në qytet deri në luftën e  viti 1967, me një epilog përsiatësh mbi ngjarjet më të fundit. Autori shpjegon se " vetëm nëpërmjet rrëfimit kronologjik mund të shmanget tundimi për ta parë të kaluarën përmes obsesionit të së tashmes." Ky rezulton të jetë një standard i vështirë për tu mbajtur, madje edhe për një historian si Montefiore. Duke përshkruar përkushtimin e Mbretit Salomon për Tempullin, ai vë në dukje: “Në atë moment, koncepti i shenjtërisë në botën judeo-kristiano-islamike gjeti shtëpinë e tij të përjetshme”, thënë kjo sikur të tri fetë të kishin evoluar në të njëjtën kohë. Duke shkruar mbi mbretin hebre, Josia, ai vë në dukje se “mbretërimi i tij optimist, ishte më me ndikim se çdo mbretërim tjetër midis Davidit dhe Jezusit”. Në mënyrë të ngjashme, ai  përdor “Testamentin e Vjetër” kur i referohet “Biblës Hebreje”. Zgjedhja e stilit në një libër rreth Jerusalemit nuk është e lehtë. Bibla hebraike mbaron me dy Kronika dhe me një porosi për të rindërtuar Tempullin; Dhiata e Vjetër – rendi në të cilën ishte vendosur nga të krishterët - përfundon me Malakin-in, fjalët e fundit të të cilit janë parë si një parashikim profetik i Krishtit.
Këto lokucione të vështira nuk duket se janë lehtësisht të motivuar nga ana fetare, përkundrazi ato duket se janë pjesë e dëshirës së këtij libri për të përfshirë të gjitha gjërat për të gjithë njerëzit, ashtu siç shkruan edhe Montefiore për Jerusalemin: “Fetë hebraike kanë lindur atje”. Kjo sigurisht është një ekzagjerim  për Islamin pasi, i lindur në Hejaz, edhe pse Muhamedi përcaktoi fillimisht se Jerusalemi do ishte “qibla” vendi  ku drejtoheshin lutjet, fiset çifute të Medinës refuzuan të pranonin autoritetin e këtij profeti duke bërë që vendi i lutjeve të zhvendosej në Mekë. Ndërsa krishterimi u zhvillua mbi vendin e largët të tempujve të shkatërruar si pasojë e vendosmërisë se romakëve për të fshirë një herë e mirë nga harta e tyre hebrenjtë. Romakët, pas zhdukjes së armiqve të tyre hebrenj, morën rajonin e riquajtur Palestinë. Tempulli i rrënuar u bë për të krishterët emblema e zhvendosjes së Judaizmit pas një tjetër sundimi. Është marrëdhënia e vështirë mes Krishterimit, Islamit dhe Judaizmit, për shkaqe të cilat nuk do të vdesin asnjëherë, që e bëjnë Jerusalemin një lloj  Dhiate e Vjetër e gdhendur në gur. “Salomon, të kam kaluar ty”, deklaroi Justinian-i, kur iu dedikua Shën Sofisë në vitin 537. Kur Kalifi Omar, i cili e spastroi Jerusalemin nga të krishterët në 636, vizitoi Malin e Tempullit, ai gjeti aty atë që një vëzhgues e quajti “një grumbull plehu të cilën të krishterët e kishin vënë për të ofendojë hebrenjtë”. Omari ndërtoi xhaminë e tij aty pikërisht për shkak të rëndësisë që kish patur ai vend për hebrenjtë dhe Omari II, rreth vitit 720, ndaloi adhurimin hebre në Malin e Tempullit - një ndalim që zgjati për gjatë gjithë kohëzgjatjes së shtetit islam dhe ky absurditet  përfundoi gjatë ditëve të fundit të presidencës së Klinton, kur, ashtu sic na kujton edhe  Montefiore, Jaser Arafat “tronditi amerikanët dhe izraelitët kur ai këmbënguli se Jerusalemi nuk ishte ngritur mbi vendndodhjen  e tempullit hebre”. Ai madje ndaloi historianët palestineze qoftë edhe ta përmendnin këtë fakt. Puna e Montefiores është një  punë korrektuese për fshirjen e tillë të fakteve me paramendim, si edhe tregon përkushtimin e thellë islam ndaj këtij qyteti dhe lidhjen e të krishterëve  gjithmonë e më të vjetër me të. Ai shpjegon se “shenjtëria e qytetit u rrit edhe më shumë nga të qenët e popullit hebre si Popull i Përzgjedhur. Jerusalemi u bë Qytet i Përzgjedhur, Palestina Toka e Përzgjedhur, dhe kjo të qenit unik u trashëgua dhe përqafua nga të krishterët dhe myslimanët”.
Për fat të keq, ka një kontradiktë në qendër të këtij pasazhi shpresëdhënës. Fjala “trashëgua” lë jashtë një botë të mjeruar dhe një ndarje fetare, ashtu siç ndodh edhe me transferimin e "të qenit unik" nga hebrenjtë tek qyteti i tyre. Por në fakt nuk është qyteti ai që e bën të shenjtë një popull. Poeti më i madh Izraelit, Yehuda Amichai - i cili ka jetuar për shumë vite në një zonë afër Jerusalemit - shkroi një poemë për Jerusalemit, në të cilën poeti i lodhur ulet në shkallët pranë Kullës së Davidit, duke përdorur lëvizjen e kokës për të drejtuar turistët për tek rrënojat e lashta: “I thashë vetes: zhdëmtimi do të vijë vetëm nëse ciceronët  do t’u thonë atyre: “E shihni atë hark të vjetër nga periudha romake? Kjo nuk është e rëndësishme, por pranë tij, në të majtë aty poshtë, është ulur një njeri që ka blerë fruta dhe perime për familjen e tij”.

*Jonathan Rosen është drejtor editorial i “Nextbook” dhe së fundmi autori i “Jeta e Qiejve: Birding at the End of Nature””

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›