Kur Gjermania ishte në pozicionin e Greqisë dhe i lutej për ndihmë!
Rezultati i një sondazhi të bërë nga agjencia e lajmeve, dpa është i qartë: Dy të tretat e gjermanëve nuk duan që Gjermania t’i japë ndihma të tjera financiare Greqisë. Por, shumë gjermanë ndoshta e kanë harruar ose nuk e dinë që pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania iu lut Greqisë për ndihmë financiare.
Si u shtruan me ndihmën greke themelet e mrekullisë ekonomike gjermane?
Londër, 1953: Gjermania zhvillon bisedime me 22 shtete. Delegacioni gjerman i kërkon partnerëve lehtësime borxhesh. Detyrimet e mëdha të planit Marshall, si dhe dëmshpërblimet e luftës, të cilat duhen paguar edhe për Luftën e Parë Botërore, ushtrojnë presion të madh. Lutja e gjermanëve dëgjohet. 22 shtetet, mes të cilave edhe Greqia, e lehtësojnë Gjermaninë me gjysmat e borxheve. Për Republikën Federale Gjermane të sapoformuar, kjo ishte një ndihmë shumë e madhe, thotë Jurgen Kaiser, nga Shoqata e përvjetorit të nismës së borxheve.
Mrekullia nuk do të kishte ndodhur ose do ishte shtyrë në kohë
Gjermania pati pas kësaj një kuotë të borxheve, që ishte shumë më e ulët nga ajo që duhet të paguajnë sot vendet në zhvillim, apo Greqia. Kështu, duhet thënë se lehtësimi i borxheve nuk ka qenë arsyeja e vetme e mrekullisë ekonomike, por pa të mrekullia ekonomike nuk do të kishte ndodhur fare, ose do të kishte ndodhur më vonë. Ekonomia gjermane u rrit shumë shpejt pas vitit 1953. Dhjetë vjet më vonë ajo dyfishoi prodhimin e brendshëm bruto. Gjermania nuk ka qenë asnjëherë me rritje kaq të madhe ekonomike, sa në dekadën pas Marrëveshjes londineze të borxheve. DW