Dritan Prifti: Video është në prokurori, nëse nuk bëjnë gjë ata, do e publikoj
Në një koment të postuar në blogun e gazetës Tema, ish- Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka shkruar në lidhje me lajmin se pas tre ditësh do bëhet publike një tjetër video, në qendër të së cilës është botuesi Fahri Balliu. Prifti ka thënë se video është dorëzuar në prokurori dhe ai pret që ajo të reagojë. Në rast të kundërt, video do bëhet publike.
Nuk kam thënë që do publikoj video pas tre ditësh. Video është çuar si denoncim në Prokurorinë e Tiranës. Të shohim çdo bëjnë prokurorët. N.q.s ata nuk bëjnë gjë, atëherë do ta bëj publike, që të kenë presionin e popullit dhe opinionit publik. Unë sdua të bëj estradë dhe komedi, dua rezultate. Videon e kam çuar në Prokurori. Ata të veprojnë. Respekte lexuesve te TEMA, ka shkruar Prifti.